“Nuk është bashkë kollaj po është dashur më i përballu të gjitha, se nuk u kanë lehtë por, prapë ju them shumë faleminderit. Goxha shpesh u duft me dërgue atje, ani këtë kohë të dimrit qito gripa u duft me dërgu te mjeku” u shpreh ai nën gëzimin e lotëve që mezi i mbante
Përveç veturës, kësaj familje iu dhuruan edhe një karrocë për djalin invalid, derivate për veturë. Po ashtu kësaj familje iu sigurua servisimi i veturës kurdo që të ketë defekt, si dhe gjëra tjera elementare.
Iniciator i këtij aktiviteti ishte Fitim Haziri këshilltar nga LVV si dhe donatorë, shokë e farefis të tjerë bëmëmirës. Haziri u shpreh i tejet i lumtur kur e pa gëzimin e djalit invalid, kur ai e pa veturën.
“Ajo që më ka bërë të marrë këtë iniciativë është se kur e kemi parë babain duke bartur me traktor djalin e tij të sëmurë në kushte të vështira atmosferike. Ishte me të vërtet kënaqësi kur e pash djalin që kur e pa veturën u gëzua tej mase”, tha Haziri.
Haziri në fund shtoi se shteti duhet të përkujdeset me shërbime për këtë lloj kategorie, siç ndodh në vendet tjera të botës.
Për mjetet financiare të cilat janë siguruar, sipas Hazirit nga shokët e donatorë të tjerë nga diaspora janë mbledhur gjithsej 1710 euro e 500 franga, ku nga të cilat 1100 ka kushtuar vetura, 295 regjistrimi bartja dhe vazhdimi i lejes, sipas tij, familjes i kanë mbetur edhe 315 euro e 500 franga .















































