Bahtiri i bën thirrje LDK-së t’i zgjedhin strukturat në mënyrë demokratike

19.05.2019 17:07:57

I pari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri ka reaguar pas përleshjes fizike në degën e LDK-së në Mitrovicë.

Bahtiri ka thënë ka apeluar te kësaj partie që t’i zgjedhin strukturat drejtuese në mënyrë demokratike.

Ai ka shtuar se ndjen dhimbje kur sheh probleme në krijimin e asaj që ka kontribuar jashtëzakonisht shumë.

Reagimi i tij në Facebook:

Si themelues i LDK-së në vitet 89-90 në Mitrovicë, apeloj te struktura e kësaj partie që t’i zgjedhin strukturat drejtuese në mënyrë demokratike, duke e respektuar vullnetin e anëtarësisë.

Përleshjet fizike nuk i kontribuojnë klimës së shkëlqyeshme politike të krijuar në Mitrovicë, pas ardhjes time si kryetar komune.

Ndjejë dhimbje të shoh duke pasur probleme apo duke u shembur diçka në krijimin e së cilës kam kontribuar jashtëzakonisht shumë. LDK është parti me shumë vlera, andaj duhet të jep shembull për zgjedhje të lira dhe demokratike.