Bahtiri: Në asnjë formë AKR-ja nuk hyn në koalicion me PAN-in

23.08.2017 15:22:16

Agim Bahtiri nga AKR-ja ka thënë që kjo parti do të mundohet të gjej modele të ndryshme për të dalë nga kjo situatë, në mënyrë që të formohet qeveria.

Megjithatë Bahtiri ka thënë që AKR-ja në asnjë formë nuk do të hyjë në koalicion me PAN-in.

Këto komente i pari i Mitrovicës i bëri në një intervistë për Klan Kosova, përderisa konfirmoi edhe njëherë që do të rikandidoj për Kryetar të Mitrovicës dhe është treguar i sigurt në fitore.