Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të enjten do të jetë vazhdimi i senacës konstituive të Kuvendit.
Sipas njoftimit të Kuvendit në këtë seancë pikë e rendit të ditës është zgjedhja e kryetari dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Seanca do të nisë nga ora 10:00.
Seanca e së enjtes do të jetë e gjashta në të cilën do të provohet të bëhet konstituimi i Kuvendit.
Ende nuk dihet nëse në këtë seancë do të marrin pjesë përfaqësuesit e koalicionit PDK-AAK-Nisma.