Baily-Ahmeti: Me rëndësi është integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE

18.10.2016 17:10:22

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë ditës së sotme ka pritur ambasadorin amerikan, Jess Baily.

Siç citohet në njoftimin e BDI-së, Ahmeti dhe ambasadori Baily diskutuan për gjendjen politike dhe zbatimin e marrëveshjes së Përzhinës, zgjedhjet e 11 dhjetorit, reformat, sundimin e ligjit si dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Kryetari Ahmeti shtjelloi qëndrimet e BDI-së për situatën politike duke thënë që zgjedhjet e besueshme dhe gjithëpërfshirëse janë fillim i zgjidhjes së krizës dhe BDI-së është e gatshme për zgjedhje.

Sundimi i ligjit dhe reformat sistemore janë pjesë përbërëse e programit të BDI-së dhe paraqesin shtyllë të ofertës sonë bashkë me integrimin Euroatlantik, fqinjësinë e mirë, marrëdhëniet ndëretnike dhe zhvillimin ekonomik.

“BDI-ja dhe aleatët ndërkombëtar ndajnë qëllime të përbashkëta për shoqëri demokratike dhe elita të përgjegjshme, të integruar në BE dhe NATO, andaj dhe nuk do të rreshtim me përpjekjet për ti arritur ato sepse këtë e presin qytetarët nga ne”, theksoi kryetari Ahmeti.