Tenton të grabisë një banesë me dhunë; arrestohet në flagrancë 44-vjeçari

18.10.2016 17:13:11

Tenton të vjedhë me dhunë banesën e një shtetasi, por kapet dhe arrestohet në flagrancë nga policia. Në pranga ka rënë shtetasi  Vasil Kello, 44 vjeç, banues në Bilisht të Devollit, i dënuar më parë për “Vjedhje”.

Arrestimi i tij u bë pasi,  mbrëmje e së hënës,  rreth orës 23:00 në Bilisht, ka tentuar të vjedhë me dhunë banesën e shtetasit G.SH, 32 vjeç, duke e goditur këtë të fundit, me sende të forta, pa probleme për jetën dhe më pas është larguar me vrap.

Shërbimet e Policisë menjëherë, u vunë në ndjekje të autorit duke bërë më pas kapjen dhe arrestimin e tij në flagrancë për veprën penale:“Vjedhje me dhunë, ngelur në tentativë”.