Bajram Gecaj: Kërcënimi i aparatit represiv qeveritar

19.12.2017 14:56:23

Bajram Gecaj ka reaguar pas deklaratës së AAK-së se “dikush po ia bën burgut me sy”, të cilën e ka quajtur kërcënim të aparatit represiv qeveritar.

Z. Gecaj këtë deklaratë kërcënuese e quan të shkruar nga Muharrem Nitaj, prandaj edhe konsideron se personi do të duhej të dorëhiqej po të ishte në një shtet normal.

Ky është postimi i plotë i z. Gecaj:

APARATI REPRESIV I QEVERISË!

“Dikush po ia bën ‘burgut me sy’ duket!”, kishte shkruar dje Muharrem Nitaj!

Unë nuk e di si i thuani ju kësaj pune, por unë këtë deklaratë e shoh si kërcënim të pastër nga aparati “represiv” qeveritar. Në vendet “normale” deklarimi i tillë tërhjek automatikisht dorëheqjen e personit në fjalë!