BE pret identifikimin e qëllimit dhe dinamikës së dialogut

13.01.2018 10:21:08

Por sipas saj, Prishtina dhe Beogradi duhet që të identifikojnë qëllimin e ritmin e dialogut të filluar në vitin 2011.

“Është Beogradi dhe Prishtina që identifikojnë qëllimin, hapat, ritmin, formatin e dialogut”, theksoi Kocijançiq.

Kocijanqiç ka sqaruar se puna për fazën e re të dialogut është duke vazhduar, ngase të dyja palët kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre në zbatimin e marrëveshjeve të arritura më herët, raporton EO.

“Puna për fazën e re të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë është duke vazhduar. Të dyja palët kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të fuqishëm për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve”.

Ajo ka folur edhe për takimin që përfaqësuesja e lartë Frederica Mogherini pati me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në fundin e dhjetorit të vitit të kaluar me theks të veçantë mundësin e integrimit të kësaj pjese në Evropës.

“Në takimin jozyrtar të 18 dhjetorit të vitit 2017, Përfaqësuesja e lartë Federica Mogherini dhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor diskutuan situatën në rajon dhe në veçanti mundësitë për të avancuar integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian në vitin 2018. Pjesëmarrësit nënvizuan vendosmërinë dhe interesin e tyre të thellë në forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në promovimin e mirëkuptimit rajonal”, tha ajo.

Sipas saj, të në këtë kontekst, u theksua rëndësia e diskutimeve të vazhdueshme ndërmjet presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq për të avancuar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Në anën tjetër, një ditë më parë, kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj, ka emëruar këshilltarin e tij Avni Arifin, shef të negociatave me Beogradin./EO/