Glauk Konjufcës i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak

14.09.2016 18:21:38

Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi masën e arrestit shtëpiak, ndaj të pandehurit G. K.

Në këtë mënyrë, është refuzuar si e pa bazuar  ankesa e mbrojtësit të tij, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 07.09.2016.

Sipas këtij aktvendimi të pandehurit në fjalë i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak, prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 375 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe veprën penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, nga neni 409 i te njëjtit kod.

 

Gjykata e Apelit  vlerëson se gjykata e shkallës se parë ka vepruar drejt kur  të pandehurit ia ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak, me qellim të parandalimit të përsëritjes se veprës penale, dhe vazhdimit me sukses të procedurës penale.