Bajram Gecaj kundër Marko Gjuriqit

02.08.2016 12:51:54

Zëvendësminstri i MAPL-së, bajram gecaj në një postim në facebook i reagon Marko Gjuriqit, drejtorit për Kosovën në qeverinë e Serbisë, pas deklaratës së këtij të fundit se kryeminstri Mustafa po vë kushte për themelimin e Asociacionit. Në këtë postim, z. Gecaj ia kujton z. Gjuriq se “kushtet të cilat i rithekson Kryeministri Mustafa janë përcaktuar që me nënshkrimin e marrëveshjeve”. Më poshtë mund ta ndiqini postimin e tij të plotë:

“Hallit të drejtorit Gjuriq ja paska marrë mendja se e ka takatin ta akuzoj Kryeministrin Mustafa se po shpik kushte të reja për formimin e “Asociacionit…” dhe e ka akuzuar atë dhe gjithë politikanët tanë si njerëz që nuk e mbajnë besën. Së pari kushtet të cilat i rithekson Kryeministri Mustafa janë përcaktuar që me nënshkrimin e marrëveshjeve, dhe janë përforcuar nga mospërmbushja e vazhdueshme dhe krejt e pa justifikueshme e këtyre marrëveshjeve nga ana e Serbisë. Nëse këtë e ka harruar Gjuriqi, jam i sigurtë se kujtesën do t’ia rifreskojnë edhe në Bruksel. Tjetra, Gjuriqi e dëshmoj për të satën herë se nuk i njeh shqiptarët, prandaj ia kujtoj atij, dhe të tjerëve si ai, se shqiptarët nuk i japin besë të pabesëve.”