Ministrja Hoxha i jep mbështetje të plotë Sfidave të Mijëvjeçarit

02.08.2016 12:47:32

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim Koordinatorin Nacional të Sfidave të Mijëvjeçarit, Petrit Selimi dhe Alban Zogajn ekonomist i këtij Programi.

Në takim u diskutua rreth gjetjes së mënyrave më të mira për krijimin e kushteve të favorshme për investime dhe krijimin e lehtësirave dhe mbështetjes ligjore në këtë fushë.

Në takim, ministrja Hoxha ofroi përkrahje dhe bashkëpunim dhe theksoi se sundimi i ligjit, efektiviteti dhe efikasiteti i gjykatave janë elementet kyçe në krijimin, përmirësimin dhe zbatimin e infrastrukturës ligjore për investime dhe ardhjen e investitorëve.

Selimi e uroi ministren Hoxha për pozitën e re dhe shfaqi përkushtimin për bashkëpunim në mes të këtyre dy institucioneve, njëherësh vlerësoi lartë përkrahjen e ofruar nga Ministrja për Programin Nacional të Sfidave të Mijëvjeçarit.