Bajram Gecaj kundër Shpend Ahmetit: Nëse diçka ka dështuar këtyre ditëve, është mu Shpendi në kapacitetin e menaxherit të Beerfestit

03.08.2016 20:14:55

Bajram Gecaj vazhdon t’i reagojë kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, i cili vazhdon të mos merret me përgjegjësitë e tij ligjore dhe kushtetuese. Në postimin e tij në facebook, ai ironizon me Shpendin, duke thënë se “nëse diqka ka dështuar këtyre ditëve, është mu Shpendi në kapacitetin e menaxhert të Beerfestit”. Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë:

“Në vend se të merret me sanimin e dëmeve të jashtëzakonshme nga vërshimet e fundit, Shpend Ahmeti prap sot u muar me çështje “nacionale”…Populli thotë: “s’ka më mirë se me ja dijt takatin vetit”, e ky sigurisht që nuk po ja din, sepse, nëse diqka ka dështuar këtyre ditëve, është mu Shpendi në kapacitetin e menaxherit të Beerfestit.”