Prezencë të zhurmaxhinjve e quan z. Gecaj praninë e atyre që në debatin për demarkacionin ishin aty jo për të ofruar argumente të kundërta me të Komisionit shtetëror, ose për të përcjellë këtë debat, por për të bërë zhurmë dhe për të penguar mendimin e kundërt. Këtë, reagim, z. Gecaj e ka shfaqur në profilin e tij në faceook, derisa Tomor Çela, eksperti i pavarur pengohej me zhurma për të shfaqur argumentet e tij lidhur me çështjen e demarkacionit. Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë:
“Derisa nga ana institucionale kishte dëgjues të civilizuar, nga ana tjetër, me dëshirë të dominimit të debatit, nuk lejohej të dëgjohej mendimi i kundërt i një eksperti të pavarur – Tomor Çelës. Fatkeqësia është se në sallë është dominuese prezenca e zhurmagjinjëve.”








































