Bajram Gecaj: Nuk mund të mbështetemi në individë si Thaçi, Veseli e Haradinaj!

11.02.2018 11:52:46

Bajram Gecaj ka komentuar deklaratën e zëvendëskancelarit austriak, Heinz-Christian Strache, sipas të cilit veriu i Kosovës duhet të ketë të drejtën e vetëvendosjes,  e që e ka quajtur një alarm serioz dhe arsye të mjaftueshme për mobilizim të plotë të shoqërisë sonë dhe të strukturave politike.

Dhe për këtë mobilizim, z. Gecaj nuk ka besim se mund të mbështetemi në  individë të diskredituar si hahsim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj.

Ky është postimi i plotë i z. Gecaj:

“Zëvendës-kancelari austriak propozon “të drejtën për vetëvendosje” për Veriun e Kosovës”

Derisa ne jemi skajshëm të polarizuar dhe me përfaqësimin institucional më të dobët që ky vend ka njohur ndonjëherë, indikacionet e tilla, të cilat në këtë fillim na vijnë vetëm si informata të shpërqendruara, do të duhej të ishin alarm serioz dhe arsye e mjaftueshme për mobilizim të plotë të shoqërisë sonë dhe strukturave politike! Për çështje të tilla madhore nuk mund të mbështetemi më e t’u besojmë individëve të diskredituar si Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, por as deputetëve si Time Kadrijaj.