Bajram Gecaj për deklaratën e Nasim Haradinajt: Pse po heshtin krerët institucionalë?

21.12.2017 12:19:11

Ndaj deklarimit të Nasim Haradinajt lidhur me vrasjet e personaliteteve të LDK-së, ka reaguar edhe Bajram Gecaj, i cili ka vënë në spikamë heshtjen e krerëve institucionalë, e të cilën e quan pajtim dhe soludarizim.

Ky është postimin e plotë i Bajram Gecajt:

HESHTJA ËSHTË PAJTIM!

Të gjithë përfaqësuesit institucional e shtetëror, posaçërisht krerët institucional, por edhe përfaqësuesit e shoqatave të UÇK-së, do të duhej të distancohen sa më parë nga deklarimi i Nasim Haradinajt se nuk ishte “punë e madhe që janë vra të LDK-së”! Përndryshe heshtja në këtë rast nuk është asgjë tjetër veç pajtim dhe solidarizim me një deklarim të tillë skandaloz! Ata që pretendojnë të përfaqësojnë popullin, duhet të përfaqësonin edhe dhimbjen e tyre!