LDK: Deklarata e Nasim Haradinajt është skandaloze, të distancohet Qeveria dhe OVLUÇK-ja

21.12.2017 12:50:12

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur skandaloze deklaratën përfaqësuesit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili një ditë më parë në debatin televiziv “Debat D Plus” në RTv Dukagjini ka thënë “punë e madhe që janë vra anëtarët e LDK-së”.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në një konferencë për media tha se deklarata e tillë është skandaloze dhe jo etike.

Ai tha se një deklaratë e tillë është fyerje për familjarët e personave të vrarë, për LDK-në dhe për qytetarët e Kosovës.

Hoti tha se Qeveria dhe Organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së duhet të distancohen nga kjo deklaratë.

Shefi i GP-së së LDK tha se ai duhet të marrë përgjegjësi të plotë për deklaratën që ka dhënë.