Bajram Gecaj takon në Budapest Andreas Klein

07.03.2017 13:34:36

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe njëherit Këshilltari i Kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, takoi sot në Budapest z. Andreás Klein, udhëheqës i departmentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Hungarisë, si dhe z. Levente Benkó, Drejtor Politik në të njejtën ministri, i shoqëruar gjithashu në këto dy takime edhe nga Ambasadorja e Kosovës në Hungari, znj. Luljeta Vuniqi, dhe Zëvendësambasadori Asdren Gashi.

 Takimet ishin të karakterit punues, informativ dhe praktik me qëllim të thellimit dhe avancimit të mëtutjeshëm të marrëdhënjeve tanimë të mira dhe miqësore në mes dy shteteve tona.


z.Gecaj informoi bashkēbiseduesit me rrjedhat politike dhe institucionale në Republikën e Kosovës, por edhe me problemet, sfidat dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të përkrahjes hungareze në proceset shumë të rëndësishme të avancimeve tona shtetëformuese. Të dy bashkëbiseduesit i premtuan z.Gecaj se Hungaria, ashtu si edhe deri më tani, do të qëndroi e paluhatur pranë Kosovës në rrugën tonë drejt integrimeve euro-atlantike.

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës