Sot, Forumi i Gruas shënoi 27 vjetorin e themelimit të saj me çrast aktivitetin kryesia e re e filloi duke bërë homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.

07.03.2017 13:55:40

Sot, Forumi i Gruas shënoi 27 vjetorin e themelimit të saj me çrast aktivitetin kryesia e re e filloi duke bërë homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.

Kryetarja e FGLDK-së, znj. Lirije Kajtazi tha se në këtë datë 7 mars, që njihet edhe si dita e mësuesit, hapja e shkollës së parë shqipe në Korçë, përkon edhe themelimi i forumit, ajo e vlersoi lartë veprën e Presidentit Historik Rugova dhe kontributin e tij në kohët më të vështira për Kosovën, për ta kyçur gruan në procese shumë të rëndësishme për shtetndërtimin e Kosovës, njëkohësisht kryetarja të gjitha grave i’u uroi festën e 8 Marsit, ditën e gruas, duke çmuar lartë kontributin e tyre ndër vite.


Kryesia e FGLDK-së vizitoi familjen Rugova për nderë të kësaj dite, por për të vequar edhe kurorzimin e Presidentit Rugova me znj. Fana. Familjes Rugova i’u dhurua një simbol argjendi, punuar nga artizanatet e Prizrenit, Figurën e Nënës Tereza.


Aktiviteti u mbyll te monumenti “Heroinat”, për të kujtuar kështu të gjitha gratë që dhanë shumë për vendin tonë.

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës