Bajram: Pres drejtësi për sulmin ndaj djalit tim (Video)

02.10.2017 21:56:00

Amdi Bajram ka dënuar sulmin fizik ndaj kryetarit të Komunës së Shuto Orizares, Elvis Bajram, i cili gjithashtu është edhe djali i tij.

Ai thekson se pas sulmin qëndrojnë mbështetës të LSDM. Bajram prejt nga Ministria e Punëve të Brendshme ta zbardh rastin dhe të nxjerr fajtorët para drejtësisë.

“Para 4-5 ditëve vedosëm banderola dhe ata filluan me incidentet. Njoftuam Oliver Spasovskin dhe ai tha se pa dallim kush do të gabojë, nuk do të ketë privilegje. Sipas ligjit për të gjithë do të merren masa”, tha Amdi Bajram, i cili ndodhet para spitalit “8 Shtatori”.

Përndryshe, kryetari i Komunës së Shuto Orizares dhe kandidati për zgjedhjet lokale të 15 tetorit në këtë komunë nga radhët e koalicionit të udhëhequr nga OBRM-PDUKM, Elvis Bajram, është sulmuar fizikisht, ndërsa sipas informacioneve të para ka marrë lëndime në kokë.