Strukturat e LDK’së i kanë konfirmuar kryetarit, Lutfi Haziri, frymën e unitetit dhe punën e jashtëzakonshme në terren me qytetarët, duke thënë se nga më shumë se dy mijë takime që i kanë realizuar derë me derë, me grupe vogla e grupe të interesit, mbështetja e gjilanasve për LDK’në është më e madhe se në vitin 2013.
Kryetari Lutfi Haziri, pasi falënderoi strukturat e partisë për mbështetjen e madhe, është shprehur se puna në terren duhet të intensifikohet edhe më shumë në mënyrë që fitorja të bëhet edhe më plebishitare se në zgjedhjet e fundit.
“Ju inkurajoj që takimet me qytetarët shtëpi për shtëpi t’i intensifikoni dhe t’ua prenzatoni porgramin tonë në mënyrën më të mirë. Gjilanasit e kanë dëshmuar se gjithmonë janë rreshtuar në anën e drejtë. Nga mijëra takimet që kam realizuar këto ditë, jam impresionuar me mbështetetjen e gjilanasve për progamin tonë për zhvillim. Edhe kësaj radhe me besim në Zot, familje e atdhe, do të fitojmë me përkrahje të jashtëzakonshme qytetare”, ka thënë Haziri.
Ndryshe, në ditët në vazhdim, sipas rekomandimeve të Shtabit të Degës, strukturat e LDK’së do të vazhdojnë ta prezantojmë programin qeverisës në të gjitha fshatrat dhe lagje të qytetit.