Bajramcurri ngre shtatoren e Azem Hajdarit

27.10.2017 23:30:14

Në qytetin Bajramcurr të Tropojës u përurua sot shtatorja prej bronxi e heroit të demokracisë Azem Hajdarit, vepër e skulptorit tropojan Isa Balija.

Në këtë ceremoni morën pjesë qytetarë të shumtë si dhe personalitete të jetës politike nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Presheva dhe diaspora, të cilët vlerësuan kontributin e Azem Hajdarit për rrëzimin e komunizmit dhe vendosjen e pluralizmit në Shqipëri.