OBSH kërkon “qasje të papenguar” në Duma të Sirisë

11.04.2018 15:30:22

Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkoi “qasje të papenguar” në Duma të Sirisë, për të verifikuar raportet e partnerëve të saj se 500 persona janë prekur nga një sulm kimik atje.

Qeveria siriane mohon të jetë pas përdorimit të armëve kimike.

SHBA-ja ka kërcënuar se do t’i përgjigjet “fuqishëm” sulmit, por Rusia ka thënë se ky është pretekst i saj për të sulmuar Sirinë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 70 njerëz janë vrarë në sulmin e së shtunës.

Ajo tha se partnerët e saj kanë raportuar se 500 persona kanë pësuar simptoma të ekspozimit ndaj kimikateve toksike.

“OBSH-ja kërkon qasje të menjëhershme dhe të papenguar në zonë, për t’iu ofruar kujdes atyre që janë prekur”, tha Peter Salama nga kjo organizatë.