Haradinaj flet për formimin e njëanshëm të Asociacionit nga serbët

11.04.2018 15:41:57

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së qeverisë ku u diskutua për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ka folur për formimin e këtij të fundit si dhe për emërimin e shefit të ri të AKI-së.

Në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj tha se lidhur me emërimin e shefit të ri të AKI-së është duke pritur propozimin nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe se janë në diskutime të vazhdueshme me të, raporton lajmi.net.

Duke folur për paralajmërimet e Listës Serbe për formimin e njëanshëm të Asociacionit nëse një gjë e tillë nuk ndodhë nga autoritetet e Prishtinës deri më 20 prill, Haradinaj tha se një gjë e tillë nuk ka efekt juridik dhe nuk mund të ndodhë.