Shtyhet procedimi i projektligjit për Memorialin “Adem Jashari”

11.04.2018 15:48:12

Qeveria e Kosovës ka shtyrë për javën e ardhshme propozimin për t’i proceduar Kuvendit të Kosovës mendimin lidhur me projektligjin për Memorialin “Adem Jashari” në Prekaz.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se në këtë projektligj ka nevojë ende të punohet.

Ai ka thënë se janë 4-5 nene që duhet të rishikohen.