Ministri i financave kundër projektligjin për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta

11.04.2018 15:27:09

Qeveria ka shqyrtuar projektligjin për punëtorët e arsimit nga viti shkollor 1990/91 deri më 1998/99.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka thënë se ky projektligj parasheh njohjen e kontributit për të gjithë punonjësit e arsimit për këtë periudhë.

Ai ka thënë se projektligji është i rëndësisë së veçantë për arsimin shqip sidomos për periudhën e arsimit në atë kohë.

Ndërsa, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se këtu përfshihen edhe institucione e institute tjera. Hamza ka thënë se projektligji parasheh edhe benificione shtesë si atë të shëndetësisë sekondare dhe parciare, pra shërbime shëndetësore falas.

Sipas tij ligji paraqet shpenzime financiare shtesë dhe është në kundërshtim me linjën buxhetore.

Tutje ka thënë se ministria e Financave nuk është kundër këtij projektligji, por shpreh shqetësimet për implikime buxhetore.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se do të jepen aprovimin këtij projektligji por që shqetësimet e ngritura do t’i shqyrtojnë.

Bedri Hamza ka votuar kundër. Ndërsa që kanë qenë tri abstenime.