Bajrami kërkon ndihmën e “PEARSON Education” për ngritjen e cilësisë në arsim

25.01.2017 14:03:47

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, gjatë vizitës në Poloni ka zhvilluar disa takime me përfaqësuesit e kompanisë prestigjioze “PEARSON Education”, të Anglisë.

Gjatë këtyre takimeve është biseduar për mundësitë e angazhimit profesional të kësaj kompanie për përgatitjet për testin e ardhshëm ndërkombëtarë PISA 2018, për mundësinë e standardizimit të teksteve shkollore, veçanërisht të shkencave natyrore si : matematika, biologjia, fizika, kimia etj.

Pos këtyre është kërkuar ndihma e ekspertëve të “PEARSON Education” edhe për trajnimet dhe certifikimet e mësimdhënësve, në mënyrë që të ndërmerren hapa konkretë për ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë.

“PEARSON”, është kompani botuese britanike, e cila ka prioritet edukimin, vlerësimin si dhe është kryes i shërbimeve profesionale për shkolla dhe drejtpërdrejtë për nxënës.