Fadil Kajtazi: Lërini shkrepëtimat e errësirës dhe kapni shkrepëtimat e dritës!

Veprimtari dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi u ka bërë thirrje, siç i quan politikanë, gezetarëve, analistë dhe komentues defetistë, që të lënë shkrepëtimat e errësirës dhe të  kapin shkrepëtimat e dritës.

“Politikan, gazetar, analist dhe komentues defetist:
Një pjesë e madhe e historisë njerëzore ka qenë skëterrë e errët. Por edhe në skëterrë ka pasur shkreptima të vogla drite, të cilat njerëzve të mirë, ju kanë iluminuar mendjen. Me anë të këtyre shkreptimave të vogla, qytetërimet e mëdha kanë ndërtuar ardhmërinë e ndritur.
Kosova jonë, nuk është e tëra skëterrë; kapni shkreptimat e dritës për të ndërtuar ardhmërinë e ndritur për pasardhësit tuaj!” – thuhet në postimin e z. Kajtazi