“Balena blu” shënon një viktimë në Indi

15.08.2017 15:46:54

 

Loja “Balena blu” vazhdon të  marrë jetën e adoleshentëve.

Një 14 vjeçar indian dyshohet se ka kryer vetëvrasje mbasi ka luajtur në internet këtë lojë.

Ankan Dey, nga qyteti Anandpur, Indi, u gjet i mbytur me kese plastike në banjën e shtëpisë së tij.

Ai u gjet i vdekur nga familjarët të cilët hynë në banjë mbasi u bë një kohë e gjatë që nuk dilte.

“Ai u kthye nga shkolla të shtunën dhe u ul përpara kompjuterit,”-tha baba i tij Gopinath Dey për mediat lokale.

“Kur nëna e tij Sampa, e thirri atë për drekë, tha se së pari kishte për të shkuar  në banjo. Pasi nuk doli për një kohë të gjatë ne hapëm derën me forcë dhe e gjetëm të shtrirë në dysheme. E dërguam menjëherë në spital por u deklarue i vdekur. ”Miqtë e Ankan kanë thënë për policinë se ka luajtur lojën online “Balena blu”.

Kjo lojë shtyn adoleshentët drejt vetëvrasjes me anë të mashtrimeve dhe më pas të kërcënimeve, duke u bër presion dëri në përfundimin e 50 sfidave.