Bali Muharremaj: Të gjithë banorët që janë jashtë Suharekës mund të kthehen deri në orën 17:00

12.04.2020 08:17:15

Pas Prishtinës dhe Ferizajt edhe për Suharekën është futur në karantinë pas rastit të mbrëmshëm të paraqitur pozitiv me koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, tha se të gjithë qytetarët që janë jashtë Suharekës, mund të kthehen deri në ora 17:00.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Siç jeni njoftuar, mbrëmë është vendosur karantinimi i Komunës së Suharekës.

Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Suharekës, e kanë mundësinë të kthehen më së largu sot (12 prill), deri në ora 17:00.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Bali Muharremaj