Banorët e ‘Dardanisë’ i ankohen Behxhet Shalës se nuk po i mbron interesat e tyre (Video)

26.09.2016 15:21:23

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) Behxhet Shala ka qëndruar sot gjatë gjithë kohës në lagjen “Dardania” ku po zhvillohej aksioni i Policisë për largimin e banorëve nga banesat.

Shala kishte dal për të parë nga afër se si po largohen 6 familjeve nga pronat e uzurpuara në lagjen “Dardania” të kryeqytetit. Ai me këtë rast tha se “Kam ardhur këtu me pa se si po sillet Policia dhe si po sillen banorët”.

Por gjatë takimit me banorët u zhvillua një debat i tensionuar.

Banorët u ankuan se Shala nuk po i mbron interesat e tyre. Kryetari i KMDLNJ-së, tha se ai nuk është aty për të anuar nga njëra palë.

“Nuk është misioni im që të anojë nga njëra palë. Unë jam këtu për të parë se çka po ndodh”, tha Shala.