Banorët e fotografojnë duke dëmtuar gjelbërimin, komuna e dënon qytetarin në “Bregun e Diellit”

21.02.2019 21:16:33

Një banor i lagjes “Bregu i Diellit” është gjobitur nga inspektorët e komunës, për shkak se e ka dëmtuar gjelbërimin.

Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka gjobitur një banorë të lagjes Bregu i Diellit, pasi që i njëjti ka dëmtuar një pemë, shkruan lajmi.net.

Ai është fotografuar nga banorët e tjerë të kësaj lagjeje, të cilët më pas e kanë raportuar rastin.

Lajmi është publikuar nga Komuna e Prishtinës në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.

Njoftimi i plotë i Komunës pa ndërhyrje:

Banorët lehtësojnë punën e inspektorëve

Në Bregun e Diellit, banorët e lagjes kanë fotografuar fqiun e tyre duke e dëmtuar gjelbërimin. Kjo ka bërë që inspektorët kujdestarë ta identifikojnë lehtë keqbërësin, dhe ta gjobisin atë për dëmin e shkaktuar.

Qytetaria aktive është presioni i duhur për qeverisje të mirë. Bashkë, do ta ruajmë e zhvillojmë Kryeqytetin!.