Reshjet e mëdha të shiut, kanë shkaktuar kaos dhe vërshime gjithandej Prishtinës.
E me këto probleme janë duke u ballafaquar edhe banorët e Lagjes së Spitalit në kryeqytet.
Madje një grup prej tyre përmes një lidhjeje direkte në Ora e Fundit, janë zotuar që nëse Komuna e Prishtinës nuk merr masa për të trajtuar këto probleme deri në 10 ditët e ardhshme do të kenë pasoja.
‘’Këto vërshime ndodhin që ka viti 2013 dhe askush nuk i mer parasysh këto probleme.’’
‘’Nëse komuna e Prishtinës nuk ndërmerr masa atëherë do ketë pasoja’’
‘’ Ne i japin afat komunës diku 10 ditë, nëse nuk ndërmerr komuna dicka ne do të bllokojmë rrugën këtu për shkak të kësaj gjendjeje.’’
‘’Kjo është një gjendje katastrofike, këtu duhet të ndërmirret dicka derisa nuk ka ndodhur ndonjë fatkeqësi.’’
‘’Nuk mundemi të jetojmë në këtë mënyrë, shikoni orën në këtë kohë e ne ende gjendemi duke pastruar ujin’’






































