Banorët në ‘Dardani’ në hall me uzurpimin, nuk ua zgjidhi problemin as Shpend Ahmeti

08.02.2017 11:19:24

Disa banorë të lagjes ‘Dardania’ në Prishtinë i janë drejtuar Komunës së Prishtinës që të lirojë një pjesë të hapësirës publike në mënyrë që të kenë hapësirë më të madhe për lëvizje. Qytetarët kanë thënë se uzurpimi i hapësirës skaj një banese është bërë në vitin 2013 dhe se hapësira u ka takuar banorëve.

Hapësira e uzurpuar, sipas banorëve ndodhët në afërsi të një ndërtesë në Rrugën “28 nëntori”, apo tash me emërtimin e ri “Besëlidhja” në ‘Dardani’. Lidhur më këtë, fillimisht ankesë ishte proceduar edhe në ish ekzekutivin e Prishtinës, në vitin 2013.

Ndërkohë, të hënën, denoncimi është bërë në Platformën digjitale të Komunës së Prishtinës, megjithëse banorët kanë thënë se më herët për këtë çështje i kanë njoftuar edhe disa asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje, por që nuk është ndërmarr asgjë, shkruan lajmi.net.

“Banesë Banimi, SU1/3 hyrja e I-r- në vendin ku ka qenë i vendosur kontonjerit për mbeturina për banoret e kësaj hyrje, me dt. 12.7.2013 pas dite, personi i cili nuk e tregon emrin ka filluar përgatitjet për adaptimin e asaj pjese. Me dt. 13.7.2013 ka filluar punët intensive. Dikush nga banoret e kësaj hyrje e kanë njoftuar Policin e Kosovës. Policia e Kosovës i ka njoftuar organet kompetente të Komunës së Prishtinës, dhe dikush nga Zyrtaret e Inspektoratit ka dal në vend të ngjarjes, por nuk e ka krye detyrën si duhet, duke biseduar me ndërtuesin ilegal, por pa e ven shiritin i cili sinjalizon se është bërë ndërprerja e punëve. Pasandaj Zyrtari i komunës është larguar dhe uzurpatori ka filluar pa asnjë pengesë ndërtimin ne pronën publike”, thuhet në sqarimin e kërkesës së banoreve drejtuar Inspektoratit komunal.

Tutje në kërkesë është sqaruar se, me dt. 14.7.2013 uzurpatori e ka përfunduar ndërtimin dhe e ka krijua një gjendje tjetër faktike. “Pjesa dërmuese e banoreve te hyrjes së 1 të kësaj banese që janë mbi 140 veta janë shumë të irrituar në uzurpatorin, por edhe në neglizhencën e Zyrtarit të Komunës. Ajo pjesë që e ka uzurpuar ky uzurpator është pronë publike e dedikuar për ta shfrytëzuar banoret e asaj hyrje të banesës. Sa për dijeni të Inspektoratit, mbeturinat kanë mbet të bllokuara në qyngun prej katit të 8 deri në përdhese, pasi ky uzurpator e ka mbyll qyngun”, vazhdon kërkesa e banorëve.

Andaj, lidhur me situatën e krijuar, banorët kanë kërkuar që me urgjencë organet Kompetente të dalin menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe së pari të vërtetojnë kush është ai uzurpator, nga vjen ai, të vërtetohet se a ka ndonjë nënshkrim të ndonjë banore të asaj hyrje të cilët heqin dorë në dobi të tij për ta uzurpuar pronën e tyre, dhe në fund ta lirojnë pronën publike duke bërë rrënimin e atyre pjesëve që ai i ka ndërtuar, gjegjësisht ta kthejnë gjenden e mëparshme siç ka qenë, ta detyrojnë uzurpatorin që t’i bartë inertet nga vendi i ndërtimit dhe nëse ekziston baza ligjore t’i shqiptohet gjobë në procedurë të shkurt, shkruan lajmi.net.

“Kërkesa ne fjalë është dërguar edhe ne komunën e Prishtinës, me nr protkollit 09-354-119850 date 17.07.2013, pos asaj edhe pas ardhjes ne komune të kryetarit te ri është hapur debat ne shkollën Dardania me banoret e lagjes dhe një nga temat ka qen edhe kërkesa ne fjale ku ne dijeni te rastit kane qen zotri Yll Hoxhen, Qëndron Kastratin dhe disa zyrtar te tjerë te Komunës se Prishtinës te cilët kanë premtuar se do ta rregullojmë këtë çështje, mirëpo siç shihet nuk është marr serioze. Pjesa e bllokuar e qyngut është plot me mbeturinat e mbetura dhe paraqet rrezikshmëri te larte për shëndetin e banorëve te kësaj hyrjes. Për këtë problem janë mbledhur me shume se 24 nënshkrime nga 32 familjes sa janë në hyrje për kundërshtimin ose zbatimin e pronës publike te cilën e kane shfrytëzuar qe nga nderimit i ndërtesës deri ne uzurpimin e saj nga njerëz të pa përgjegjshëm”, thuhet tutje në shkresën e banorëve.

Nënshkrimet e banorëve, sipas parashtruesve të kërkesës mund te vërtetohen edhe në ankesën e dërguar me herët me nr te protkollit 09-354-119850 date 17.07.2013. /La