Qeveria miraton projektligjet financiare në vlerë prej 158 milionë euro

08.02.2017 10:57:46

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar projektligjet për marrëveshet financiare prej 158 milionë euro që janë negociuar me disa shtete të Evropës.

Këtë e ka konfirmuar Ministri i Financave me anë të një postimi në facebook, ku edhe bëri të ditur shtetet me të cilat janë arritur marrëveshje, transmeton lajmi.net

Bëhet fjalë për marrëveshjen me Francën, Hungarinë dhe gjithashtu dhe Qeverinë e Austrisë që kanë të bëjnë kryesisht me ujërat e zeza dhe furnizimin me ujë nëpër komuna.

Qeveria sot miratoi projekligjet per marreveshjet financiare prej 158 mil euro qe kemi negociuar me:

– Qeverine e Frances, 66 mil per ujerat e zeza ne Komunen e Prishtines, Obiliqit dhe Fushe Kosoves,

– Qeverine e Hungarise, 62 mil euro per projekte te ujera te zeza ne Batllave te Podujeves dhe projekte te tjera,

– Qeverine e Austrise, 30 mil euro per projekte ne arsim, shendetesi dhe ujera te zeza dhe furnizim me uje,

Po ashtu u aprovua garancia shteterore prej 24 mil euro per sigurimin e depozitave ne banka per depozitoret e vegjel.