Barcelona-Roma, problem i madh (FOTO)

16.10.2016 14:40:54

Roma nuk dëshiron ta mbajë mbrojtësin Thomas Vermaelen.

Mediat italiane raportojnë që drejtuesit e klubit kryeqytetas, kanë kërkuar që ta kthejnë belgun te Barcelona që në afatin kalimtar të janarit.

Megjithatë, një kërkesë e tillë nuk është pranuar nga Barcelona, pasi që marrëveshja për huazim ishte 1-vjeçare, përcjellë “Lajmi.net”.

Në këtë mënyrë, Vermaelen mbetet te skuadra verdhekuqe, ani pse trajneri Luciano Spalletti nuk do të llogaritë shumë në të.