Basha: Ne s’kemi të ardhme me një ekonomi që mbështetet tek kanabisi

20.11.2016 13:25:50

“Ne nuk kemi të ardhme me një ekonomi që mbështetet në prodhimin e paligjshëm të kanabisit, e cila thith të gjitha burimet njerëzore dhe natyrore të vendit.”

Këtë shprehje ka nënvizuar sot, kryetari i PD-së Lulzim Basha, nga intervista e tij e fundit dhënë gazetarit Sokol Balla dhe prej së cilës, ka publikuar sot në rrjetete sociale një fragment.

Basha nuk është prononcuar ende për zgjedhjet që po zhvillohen në Kolonjë për kryebashkiakun e ri dhe ku opozita mbështet kandidatin e PAA-së, Dritan Hajron, përballë Ilia Stefos, por ka dalë me këtë thënie që në vazhdimësi thekson se cili është fokusi kryesor i luftës opozitare.