Mbrostar, qytetarët vazhdojnë rezistencën kundër impiantit të plehrave, bllokojnë rrugën

20.11.2016 13:28:35

Në Mbrostar të Fierit vazhdojnë ende protestat e banorëve të cilët kudërshtojnë vendimin e Bashkisë për ndërtimin e impiantit të plehrave që do të ndërtohet në atë zonë.

Është dita e 6 e rezistencës së banorëve të cilët kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste kundër këtij vendimi të Bashkisë së Fierit. Dy ditë më parë, banorët e Mbrostarit zhvilluan një takim me kryebashkiakun Armando Subashi në zyrën e këtij të fundit.

Por, takimi mes tyre dështoi, pasi banorët nuk pranuan asnjë negociatë dhe u larguan të revoltuar nga zyra e kryebashkiakut të Fierit Subashi dhe vazhduan protestën përpara institucionit të Bashkisë.