Basha paralajmëron të reja që implikojnë qeverinë: Rama dhe Tahiri në panik

28.10.2017 17:09:10

Kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ditën e sotme paralajmëroi daljen e informacioneve të reja lidhur me atë që e cilësoi lidhjen e qeverisë së Edi Ramës me bandat dhe krimin.

Sipas Bashës, sot Rama nuk është më kryeministër, por avokati mbrojtës i Tahiri dhe Habiljave. Sot, tha kryedemokrati, Tahiri dhe Rama janë në panik pasi po ndeshen me të vërtetën.

“Rama e Tahiri sot janë në panik e dëshpërim se po ndeshen me të vërtetën dhe kanë humbur çdo kontroll të së vërtetës. Në ditët e ardhshme do të ketë të reja të tjera që zbulojnë përfshirjen e qeveritarëve në mbështetje të krimit e drogës. Edhe bota e ka kuptuar dhe nuk mund të lejojmë një shtet të kontrolluar nga krimi në mes të Europës”, tha Basha.