Basha: Rama në panik, po mashtron studentët

26.12.2018 15:00:52

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat, duke komentuar deklaratat e sotme të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Sipas Bashës, Rama është në panik total nga protesta studentore dhe me deklaratat e sotme, ai vetëm kërkon ti mashtrojë studentët.

Edi Rama në panik total dhe përpiqet të mashtrojë studentët.

Ai nuk ka asnjë plan për të plotësuar kërkesat e studentëve.

Deklaratat e sotme të Edi Ramës, janë një riciklim i atyre që ka thënë gjatë këtyre ditëve.

Ai nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për studentët dhe për prindërit e tyre’, tha ndër të tjera kreu i PD-së, Lulzim Basha