Francë, arrestohet 18-vjeçar me arsyetimin se po përgatiste sulm terrorist

01.10.2016 21:21:45

Në periferinë Clichy të kryeqytetit të Francës, Paris, është arrestuar një 18-vjeçar me arsyetim se është në përgatitje të një sulmi terrorist, raporton (AA).

Gazeta “Le Parisien”, njoftoi se pas operacionit të njësive të luftës kundër terrorizmit, i riu i cili është përcaktuar se është në përgaditje të një sulmi terrorist në Paris është arrestuar dhe është marrë në pyetje.

Siç shkruan kjo gazetë, i riu po ndiqej nga ana e shërbimit të inteligjencës dhe se gjendet në listën e personave të cilët janë në tendencë të “radikalizimit”.