Tiranë, eksploziv automjetit të oficerit të krimeve të Krujës

23.06.2017 10:08:38

Një automjet në pronësi të një efektivi policie, ka shpërthyer me lëndë plaswse në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Tiranë. Sipas asaj që raporton policia, rreth orës 03:55, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonat për një shpërthim në rrugën “Kastriotët”.

Në adresën e dhënë është konstatuar i dëmtuar në pjesën e përparme automjeti tip Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit T. M., me detyrë oficeri Policie i krimeve të rënda në Komisariatin e Policisë Krujë.

Dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një sasie të vogël lënde plasëse të vendosur në pjesën e përparme të saj. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre.