Basha takon Ahmetin: Përfshirja e shqiptarëve në qeveri, sipas Marrëveshjes së Ohrit

17.12.2016 17:46:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim ditën e sotme kryetarin e BDI, Ali Ahmeti.

Përmes një njoftimi të postuar në faqen e vet zyrtare në Facebook Basha bën me dije se gjatë takimit me Ahmetin ka shprehur bindjen se përfaqësimi i shqiptarëve në qeverinë maqedonase do të garantojë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

“Pata nderin dhe kënaqësinë të prisja dhe bisedoja me Ali Ahmetin. Shkëmbyem mendime për problemet politike të ditës. I shpreha Zotit Ahmeti bindjen se përfshirja e shqiptarëve në qeverisjen e ardhshme maqedonase duhet të garantojë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e plotë të lirive, të drejtave dhe barazisë së shqiptarëve në shoqërinë dhe shtetin maqedonas”, shkruan Basha.