Basha takon Ahmetin: Shqiptarët në qeverisje për të garantuar Marrëveshjen e Ohrit

18.12.2016 10:22:23

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim kreun e BDI në Maqedoni, Ali Ahmeti.

Basha theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të forcave politike shqiptare në Maqedoni gjë që do te ndikonte në çuarjen përpara të të drejtave të shqiptarëve atje në realizimin e të drejtave dhe detyrimeve të papërmbushura të Marrëveshjes së Ohrit, në veçanti çështja e gjuhës.

Kryetari i Partisë Demokratike shprehu bindjen se përfshirja e shqiptarëve në qeverisjen e ardhshme të Maqedonisë duhet të garantojë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e plotë të lirive, të drejtave dhe barazisë së shqiptarëve si dhe të ndihmojë në përshpejtimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO si garanci për stabilitetin dhe për të drejtat e shqiptarëve.