Basha takon deputetët austriakë: Kërkova hapjen e negociatave

08.06.2018 13:03:54

Në një konferencë për shtyp me deputetët austriakë, keu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se i ka kërkuar këtij shteti mbështetje për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

“I kërkuam Austrisë që në na mbështesë në çeljen e negociatave, të cilat do të shërbejnë si kontroll. Falënderoj kancelarin Sebastian Kruz si një mbështetës të fuqishëm në këtë kauzë kombëtare dhe jo vetëm”, – u shpreh Basha.

Më pas, kryedemokrati, ia ka lënë fjalën deputetëve austriakë, të cilët pohuan se do ta mbështesin Shqipërinë në çeljen e rekomandimit të negociatave në BE: “Austria e ka mbështetur gjithnjë Shqipërinë. Jemi pro mbështetjes dhe hapjes së negociatave në fund të qershorit. Ky është një qëndrim i ndarë nga të gjitha partitë e Parlamentit evropian dhe ne e mbështesim propozimin e Kurz. Ne jemi të shqetësuar sa i përket rastit të ministrit të Brendshëm Xhafaj. Rasti duhet të trajtohet në mënyrë të pastër që të mbështesim Shqipërinë drejt BE. Më duhet të theksoj faktin se në Austri janë të shqetësuar për krimin e organizuar në Europë. Lufta ndaj krimit të organizuar, e drejta e Kushtetutës, të gjitha këto janë thelbësore nga ne”.