Basha – Top Channel: Jeni ‘fake news’

04.02.2017 22:32:50

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sulmuar televizion kombëtar Top-Channel për analizën që ka bërë se Edi Rama fiton zgjedhjet e 18 qershorit edhe pa LSI-në.

Në një status në Facebook, Basha e ka quajtur Top-Channel ‘fake news’, që shqip do të thotë lajm i rremë ose televizion pa besueshmëri.

Kryetari i opozitës e quan skandaloz faktin se si një televizion kombëtar shpall rezultatin e zgjedhjeve që ende nuk janë zhvilluar dhe Edi Ramën e nxjerr fitues?!

Njelloj si Rama edhe TopChannel e paska shpallur rezultatin pa u bere zgjedhjet fare. #FakeNews #LajmeFallso ne sherbim te Rames. Fshehin realitetin dhe gatuajne genjeshtra perdite e per ore. Turp! #18Shkurt #NgrihemiBashke”, shkruan Basha në Facebook.

Kryetari i opozitës e quan skandaloz faktin se si një televizion kombëtar shpall rezultatin e zgjedhjeve që ende nuk janë zhvilluar dhe Edi Ramën e nxjerr fitues?!

Në edicionin e mbrëmjes së sotme, Top-Channel bëri llogaritë dhe doli në konkluzionin që Edi Rama fiton pa Ilir Metën, nëse do të jetë në koalicion me Shpëtim Idrizin dhe Bamir Topin.