Nëndega e LDK-së në zofingen/AG sot, më 04 .02.2017 në një atmosferë pune mbajti kuvendin e saj zgjedhor.
Kuvendi në fillim miratoj raportet e punës të paraqitura nga kryetari i gjertanishëm dhe raportin financiar, ku në raportet e tyre u përmend kontributi i kryesisë dhe anëtarësisë së kësaj nëndege gjatë periudhës në mes dy kuvendeve. Në këtë kuvend u zgjodhën kryetari dhe kryesia prej 9 anëtarëve si dhe delegatët për kuvendin e Degës së LDK-së në Zvicër. Kryetar i nëndegës u zgjodhë z. Xhemajl Haxhiu.
Punimet e kuvendit i përcollën anëtarët e komisionit të degës së LDK -së në Zvicër z. Saim Tahiraj, Mustafë Beluli, Arif Baftiu dhe Shaqir Shala. Kuvendin e përshëndeti edhe kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër z. Haki Latifi në të cilën i uroj punë të mbarë kuvendarëve dhe suksese në punën e mëtejme kësaj nëndege. Kuvendarët zgjodhën edhe 1 delegatë të cilët do ta përfaqsoj Nëndegën në kuvendin zgjedhor të Degës së LDK-së në Zvicër. Në fund kryetari i posa zgjedhur z. Xhemajl Haxhiu falenderoj kuvendarët për besimin e dhënë duke u zotuar se do të punojmë si ekip i mirë në të mirë të forcimit të LDK-së dhe avancimit të organizimit të kësaj nëndege në dobi të anëtarësisë së LDK-së dhe komunitetit shqiptar në regjionin e Zofingen/AG.
Sektori për informim








































