Basha ultimatum Ramës: Liro një orë e më parë Sahit Dollapin! Protestuesit rrethojnë Drejtorinë e Policisë

12.05.2019 01:16:09

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ka bërë thirrje Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Edi Ramës që të lirojnë menjëherë Sekretarin Organizativ të PD-së, Sahit Dollapi.

Basha gjithashtu ju ka bërë thirrje protestuesve që të nisen dret Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku po mbahet i ndaluar Sahit Dollapi.

‘Sahit Dollapi gjatë gjithë protestës ka bërë gjithçka për të mbrojtur efektivët e policisë, por me urdhër të Ramës dhe Lleshajt është dhunuar në mënyrën më të dhunshme. Në emër të opozitës i bëj thirrje që ta lirojnë një orë e më parë, ndërkohë që i bëj thirrje të gjithëve të nisemi drejt policisë së Tiranës’, u shpreh Basha.