Publikohet raporti i IKSHPK-së, ky është numri i rasteve të reja me COVID-19

21.12.2021 16:52:41

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24-orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Sipas këtij raporti, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 9 raste të reja, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 6 pacientë.

Numri i përgjithshëm i testimeve ka qenë 1802, ndërsa i bie që pozitiviteti i rasteve të ketë qenë 0,49%.

Kështu, aktualisht në Kosovë janë 314 raste aktive.