Fermerit nga fshati Sadovinë ujqit ia mbytën shtatë dele

19.10.2017 19:26:28
Mëngjesi i sotëm nuk nisi mbarë për fermerin Sabri Ismajli nga fshati Sadovinë i Vitisë.

Kopeja e deleve në fshatin Sadovinë të Qerkezëve, u sulmua nga ujqit duke ia lënë të mbytura shtatë dele dhe 10 të tjera të lënduara rëndë.

Sipas fermerit bëhet e ditur se sulmi i ujqërve në kopenë e deleve ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm