Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, pritet caktimi i seancës së radhës

21.12.2021 18:01:29

Janë bërë më shumë se një orë prej se ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të caktohet seanca plenare e radhës.

Kryesia pritet të shqyrtojë një sërë çështjesh, si dhe të votojë Raportin vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor

dhe 6 dhjetor 2021:

21. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

29. Votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,

32. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K.

III. Pikat e papërfunduara të Seancës plenare, më 13 dhjetor 2021:

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,

13. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,

14. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin

publik.

IV. Përgatitjet për Seancën e radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit të Seancës së jashtëzakonshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-098 për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-097 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për Statusin e Pjesëtareve të Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve përkatëse,

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-096 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Programit – Nxitja dhe levimi i mundësive për sigurinë e ujit,

7. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-100 për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Bashkimit Evropian nga njëra anë dhe Kosovës nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Horizon Europe – Korniza e Programit për kërkimin dhe inovacionin,

8. Shqyrtimi i Projektligjit 08/L-105 për ratifikimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian Evropa kreative (2021-2027),

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-127 për regjistrimin e bujqësisë,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-079 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 85 për peshkatari dhe akuakulturë,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-080 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/5 i Kosovës për farërat,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-081 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-085 për bujqësi organike,

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-082 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-120 për mbrojtjen e bimëve,

16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-083 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-8 për verërat,

17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-084 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.02/L-53 për Gjuetinë,

18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-085 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2004/13 për materialin fidanor,

19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-086 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,

20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-087 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-040 për rregullimin e tokës,

21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-111 për bletari,

22. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-089 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 2003/10 për plehrat artificiale,

23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-090 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 10 për përkujdesjen ndaj kafshëve,

24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-091 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/21 për veterinarinë,

25. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-092 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-029 për inspeksionin bujqësor,

26. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-093 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-042 i produkteve për mbrojtjen e bimëve,

27. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-094 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-9 për ujitjen e tokave bujqësore,

28. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-095 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/9 për kooperativat e bujqëve,

29. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

30. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-064 për tokën ndërtimore,

31. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme,

32. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë,

33. Zgjedhja e Drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit,

34. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

35. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,

36. Zgjedhja e dy (2) drejtorëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, “NP KOSTT”,

37. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.